Teoritë konspirative, a duhet ti besojmë?

Çarë ndodh vërtetë në trurin tonë kur dëgjojmë teori konspirative? Pse disa i besojnë dhe të tjerë jo? Truri merr informacionin dhe pastaj e krahason atë me informacionin që ka marrë në të shkuarën në mënyrë që të bëjë një parashikim të situatës apo ta procesojë për të marrë një vendim.

Një studim i kryer në 2018, arriti në përfundimin se njerëzit që e gjenin rregullin e jetës në situata të rastësishme si përshembull përmes hedhjes së një monedhe, ishin më shumë të prirur për të besuar në teori konspirative. Thuhet se njerëzit me nivel më të lartë dopamine në trurin e tyre kanë më shumë shanse të besojnë teori nga më të ndryshmet konspirative.

Të tillë njerëz janë ata që priren të mendojnë në mënyrë intuitive apo duke u bazuar tek emocionet më shumë sesa të analizojnë situatën në mënyrë analitike. Prandaj debati rreth botës përfundon në kufijtë e personales. Ekspertët thonë se të tillë njerëz fiksohen dhe lidhen aq shumë emocionalisht pas këtyre teorive sa edhe pse e dinë që s’janë të vërtet i besojnë sërish.

Zakonisht njerëzit që janë mosbesues dhe skeptik ndaj të tjerëve besojnë në konspiracione. Të fiksohesh pas teorive, do të thotë se ke ende nevojë të edukohesh dhe pasurohesh me informacion. Këta njerëz besojnë se bota është një vend i rrezikshëm dhe kanë një nevojë shumë të fortë për t’u ndjerë unikë dhe e vetmja gjë që mund t’i bëjë të ndryshojnë mendimë është dija.

SHKARKO APP