Tërmetet shkaktojë probleme shëndetësore dhe dështimin e organeve të trupit tonë
Një tërmet mund të shkaktojë dëmtime edhe për shëndetin tuaj. Sipas ekspertëve ekspozimi ndaj një tërmeti mund të shkaktojë disa sëmundje kronike dhe mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut.
Një person i ekspozuar ndaj një tërmeti mund të vuajë nga sëmundje kronike të tilla si diabeti, hipertensioni, stresi, hipotermia, infeksionet sekondare të plagës, gangrena, sepsë, sindroma e distresit respirator të të rriturve (ARDS), dështimi i organeve të shumëfishta, sindroma e shtypjes, etj.
”Vdekshmëria dhe sëmundshmëria në një tërmet nuk kanë të bëjnë vetëm me një dëmtim të marrë për shkak të shembjes së ndërtesave por edhe për shkak të problemeve jo-kirurgjikale si infarkti akut i miokardit, përkeqësimi i sëmundjeve kronike si diabeti, hipertensioni, ankthi, depresioni, etj”, thuhet në një studim.
Ekspertët gjithashtu kanë konfirmuar që përkeqësimi i sëmundjes pulmonare obstruktive kronike e cila njihet gjithashtu si COPD është jashtëzakonisht e zakonshme midis individëve që janë ekspozuar ndaj një tërmeti. “COPD kryesisht lind për shkak të pluhurit dhe ndotjes që vjen nga shembja e ndërtesave”, është shprehur një nga ekspertët.
Sasi të mëdha të ndotësve dhe pluhurit gjenerohen kur një ndërtesë shembet, kjo mund të bllokojë kalimet e ajrit në trupin e njeriut dhe të rrisë rreziqet e sëmundjeve të rënda të mushkërive. Një nga sëmundjet kryesore të mushkërive pas një tërmeti mund të jetë fulminimi i edemës pulmonare jokardiogjenike.