Tërmeti i çon të gjithë te psikologu

Një javë pas tërmetit duket se kryeqyteti po i rikthehet normalitetit

Pavarësisht kthimit tek rutina, ngjarja e 26 nëntorit mbetet temë e çdo bisede.

Lëkundjet e forta të tokës të martën e kaluar shkaktuan jo pak panik tek qytetarët. Shumë prej tyre braktisën për disa ditë shtëpitë duke shkuar tek të afërm larg Tiranës.

Një javë pas ngjarjes tragjike thonë se ndihen më të qetë, por i frikësohen rikthimit të lëkundjeve të tjera.

“Mbrëmë jemi kthyer tek shtëpia jonë. Frika ekziston, por pak më të çliruar”

“Tani jam më mirë se ditët e tjera”

“Tronditjet janë, qetësia nuk është akoma”

“Fëmijët nuk kanë kuptuar asgjë”

Të ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike shumë nuk nguruan të trokasin në dyert e mjekëve psikiatër për të kërkuar ndihmën e tyre.

Demi: Po ka pasur goxha interes të shtuar. Frikë për të ndenjtur vetë, nevojë për të qenë në një grup më të madh. Probleme me pagjumësinë, probleme të oreksit.

Mjeku Neli Demi apelon prindërit të tregojnë kujdes për fëmijët që kanë përjetuar tërmetin.

Demi: Mund ti rikthehen disa sjelljeve shumë më të hershme në moshën e tyre. Është e rëndësishme që prindërit të pikasin këto ndryshime dhe ti referojnë në shërbimet e duhura.

Kalimi i gjendjes së ankthit dhe frikës mund të kërkojë kohë, por mjekët thonë se secili duhet të rikthehet në funksionet apo detyrat e mëprashme.

Demi: Ti kushtojmë vëmendje njëri-tjetrit. Është e rëndësishme që dal nga dalë të rimarrin ato funksionet e mëparshme në të përditshmen e tyre. 

Në të tilla ngjarje, sipas ekspertëve të shëndetit është me rëndësi ruajtja e qetësisë dhe menaxhimi i stresit.

/Ora News

SHKARKO APP