Tërmeti i fuqishëm lëviz përgjithmonë ishullin grek me 3 centimetra

Ishulli grek i Zakynthos është zhvendosur të paktën 3 centimetra në jugperëndim, pasi goditjes nga tërmeti me magnitudë 6,4 ballë ditën e premte.

Studiuesit vëzhguan pozicionin e tij të ri pas analizimit të imazheve të marra nga radarët e BE dhe nga Agjencia Evropiane e Hapësirës Satelitore. Dr. Athanasios Ganas nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës tha për agjencinë e lajmeve AMNA se asnjë lëvizje vertikale nuk është zbuluar, vetëm horizontale.

Autoritetet greke shpallën gjendjen e jashtëzakonshme të shtunën pas tërmetit, i cili u ndje nga Athina, Italia, Shqipëria dhe Libia. Tërmeti ra 50 kilometra larg bregut të Zakynthos në një thellësi prej 10 kilometrash.

Porti i ishullit dhe një manastir i shekullit të 15-të u dëmtuan nga dridhjet, por nuk u raportua asnjë dëmtim.

Sizmologët parashikojnë se një tjetër tërmet ka gjasa të bie në ditët e ardhshme.

SHKARKO APP