Terroristi i “Al-Qaeda”-s, jeton si pasha në Guantanamo

Një terrorist i “Al Qaeda”-s, dikur i torturuar, duket se po përjeton çastet më të mira të jetës së tij, edhe pse i është privuar liria. Ahmed al Darbi, 42-vjeç, i cili ka pranuar ndihmën e tij për një sulm ndaj një çisterne nafte pranë Jemenit në vitin 2002, shijoi vaktin e ëmbël pasi spiunoi terroristët e tjerë, raporton “Miami Herald”.

Ai jeton si të ishte një mbret në burgun e Guantanamos, në Kubë, teksa konsumon biskota me shije luleshtrydheje, darka me mish lepuri dhe në televizor sheh episodet e fundit të “sit com”-it “Arrested Development”.

I kalon ditët e tij duke u rehatuar në një qeli në formë shtëpie, ku mund të kujdeset për kopshtin, të pikturojë dhe të ushtrohet fizikisht, sipas dëshmisë që është siguruar nga e përditshmja amerikane. Veç këtyre, ai shijon edhe ëmbëlsira të tjera si bakllavaja, apo byrek me arra.

Mes gatimeve që spikasin janë edhe ato të përpunuara, si ushqime vegjetariane, karkaleca, lepuj dhe pula, por ka luksin të porosisë edhe produkte të tjera kulinarie me erëza të shumta.

SHKARKO APP