Tesla hap fabrikën e parë në Gjermani
Më pak se tre javë pasi filloi prodhimin e automjeteve në Kinë, Tesla ka njoftuar vendndodhjen e fabrikës së saj të dytë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës është Berlini.
Ishte vetë shefi i kompanisë Elon Musk, i cili tha se në fabrikën në fjalë do të ndërtohen bateri, pjesë automjetesh dhe madje edhe vetë “Tesla Model Y”.
Kjo nismë shënon garën më të madhe të makinave elektrike në Gjermani, zemra prodhuese e Evropës dhe shtëpia e Volkswagen, Mercedes dhe BMW. Kështu tani pyetja e madhe që qarkullon është dyshimi se nëse Tesla do të mundet të mbajë epërsinë e saj në prodhimin e makinave elektrike pasi Volkswagen dhe prodhuesit e tjerë janë fuqishëm në lojë me investimet e fundit në industri.
Volkswagen ka bërë lëvizjen më agresive të kompanive tradicionale duke hyrë në tregun e automjeteve elektrike, ku janë planifikuar të investohen rreth 30 miliardë euro gjatë katër viteve të ardhshme. Prodhuesi më i madh në botë ka njoftuar së fundi një marrëveshje me Northvolt në Suedi për të ndërtuar një fabrikë gjigante të baterive në Gjermani. Madje një nga markat luksoze të Volkswagen, Audi, aktualisht po ndërton SUV-e elektrike të krijuar për të konkurruar klientët e Tesla.
Në vitin 2018, Volkswagen shiti një rekord prej 10.8 milionë makinash dhe aktualisht kompania punëson rreth 665 mijë persona dhe gjeneron rreth 265 miliardë dollarë të ardhura vjetore.
E gjitha kjo për të thënë se sa e vështirë do të jetë për Tesla hyrja në këtë treg të ri. Megjithatë kjo nuk do të thotë se industria e automjeteve të së ardhmes nuk ka vend për Tesla. Në fakt, kompania ka pasur muaj të shkëlqyer financiarisht dhe aksionet janë rritur gati 50% në tremujorin e kaluar.