Testimi i fekaleve mund të ndihmojë në parandalimin e gjerë të koronavirusit, zbulon të infektuarit

Testimi i jashtëqitjes mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm se kush ka COVID-19 para se të shfaqin simptoma të tjera, tha një ekspert.

Studiuesit në Universitetin Kombëtar Australian zbuluan se njerëzit e infektuar me virusin fillojnë të ekskretojnë gjurmët e COVID-19 pothuajse një javë para se të fillojnë të shfaqen simptomat e gripit.

Një studim i ngjashëm në Hollandë tregoi se gjurmë pozitive të koronavirusit u gjetën në materie fekale para se të raportoheshin rastet.

Epidemiologia Dr Aparna Lal tha se zbulimi i koronavirusit përmes fekaleve mund të ngushtojë përpjekjet për të gjetur njerëzit që e mbartin këtë sëmundje.

“Nëse ne fillojmë dhe i identifikojmë personat me koronavirus përmes fekaleve, mund të ndikojmë në lehtësimin e masave kufizuese”, shprehet ‘Dr Aparna Lal për “The Age” të hënën.

“Ky studim do të na tregojë gjithashtu nëse monitorimi i jashtëqitjes mund të shërbejë si një sistem paralajmërimi që na jep kohë përpara se të rritet numri i të prekurve”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP