”Tetori Rozë”, Kita: Kontrolle për jetë më të shëndetshme

Aktorja e njohur Zamira Kita i është bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë “Tetori rozë” duke i apeluar të gjitha grave dhe vajzave që të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre. ”Kjo thirrje nuk vlen vetëm në muajin tetor por për çdo ditë të jetës tonë. Ne duhet të kujdesemi për veten, të bëjmë kontrollet e vazhdueshme në mënyrë që jeta jonë të jetë më e mirë, më e bukur, më e shëndetshme dhe më e sigurt”. Aktorja sjell në vëmendje rastin e një mikeje të saj e cila e luftoi sëmundjen e tmerrshme dhe sot është një grua dhe nënë e shëndetshme, prandaj i këshillon të gjitha zonjat dhe zonjushat që të bëjnë kontrollet e duhura, në kohën e duhur, për të shpëtuar jetën e tyre.

SHKARKO APP