Tetori rozë, në 7 ditë 1200 gra kanë kryer mamografinë falas

Gjatë 2019 është trefishuar numri i grave që kanë kryer mamografinë falas. “Vetëm në një javë gjatë muajit tetor, më shumë se 1200 gra e kanë kryer mamografinë falas, ndërsa gjatë vitit 2019, deri tani e kanë kryer ekzaminimin pa pagesë 9496 gra”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Çdo vit fushata kundër kancerit të gjirit fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor. Vetëm gjysmë ore nga koha e çdo gruaje për të kryer ekzaminimin për kancerin e gjirit shpëton jetë, ndërsa 1 në 8 gra diagnostikohet me këtë sëmundje.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë sensibilizuese me aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për të kryer kontrollin e gjirit, për të parandaluar në kohë sëmundjen.

SHKARKO APP