”Tetori rozë” në Kolonjë, ndërgjegjësim për kryerjen e kontrolleve
Tetori është muaji kombëtar i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Në këtë muaj shpërndahet informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, që të rritet ndërgjegjësimi për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin. Në kuadër të këtij muaji njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor Kolonjë në bashkëpunim me bashkinë Kolonjë organizuan aktivitetin sensibilizues “Le të veprojmë së bashku për të mposhtur kancerin e gjirit”. Në këtë takim sensibilizues i pranishëm ishte dhe kryetari i bashkisë, Erion Isai. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i të gjitha grave dhe vajzave për kryerjen e depistimit dhe vetë kontrollit të gjirit për kapjen e hershme të kësaj sëmundje.