Tha se i donte shqiptarët, bashkëpunëtorët i kthejnë shpinën këngëtarit grek

U përfol shumë ardhja ne Shqipëri e këngëtarit grek Notis Sfakianakis pasi ai akuzohe si antishqiptar.

Pak para koncertit ai shtoi në shqip: “Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve”. Por, mesa duket këto deklarata nuk janë pritur aspak mirë nga bashkëpunëtorët e tij grekë. Njëri prej tyre, autori i disa prej këngëve të Notis, Giorgos Moukidis e ka ndaluar këngëtarin të këndojë këngët e tij.

“Ndalohet shfaqja publike e këngëve të mia nga ana juaj zoti Notis Sfakianakis. Me një urdhër që do të publikohet në ditët në vazhdim unë e ndaloj shfaqjen publike të këngëve të mija nga këngëtari Notis Sfakianakis”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social “Facebook”.

/Burimi: albeu.com/

SHKARKO APP