Thanë se s’kanë para, Silva e Dafi jetojnë si sheikë në Australi

Këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi dhe Dafi janë të martuar prej disa vitesh si dhe kanë një fëmijë.

Pak kohë më parë, gjatë një interviste në një media, Silva deklaroi se nuk është e pasur madje ankohej se nuk kishte para.

Por pavarësisht kësaj, fotot e hedhura në rrjetet sociale tregojnë të kundërten.

Silva Gunbardhi dhe Dafi po qëndrojnë në Australi, të angazhuar me koncerte, por edhe duke shijuar jetën si në parajsë mes luksit.

Këngëtarja dhe bashkëshorti po jetojnë në një super vilë në Australi, si dhe kanë në dispozicion makinat më të shtrenjta e nga postimet duket se po bëjnë qejf të paparë.

 

 

SHKARKO APP