Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 13:26 Berisha mbron Elisa Spiropalin Lideri demokrat ka mbrojtur sot deputeten e PS Elisa Spiropali duke thënë se ajo po sulmohet nga Rama. Me tej Berisha shtoi se Spiropali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

The Economist: Kur politikanët thërrasin “populli” – Zakonisht nuk është shenjë e mirë

Magazinë E martë, 8 Tetor 2019 22:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Populli” ka qenë një nga thirrjet më të preferuara të atyre që janë në ose në ndjekje të pushtetit, por edhe një nga më të abuzuarat. Mund të përmendim këtu faktin se asnjë shtet nuk ka qenë aq jodemokratik apo jopopullor sa Republika ‘Popullore Demokratike’ e Koresë. Gjithashtu, Lëvizja Popullore për Çlirimin e Angolës i ka kushtuar më shumë vëmendje ‘çlirimit’ të pasurive të vendit në llogaritë e huaja bankare të udhëheqësve të saj sesa zhdukjes së varfërisë tek vetë populli.

Referencat për “popullin” janë një term standard në fjalimet politike. Emmanuel Macron, presidenti i Francës, i pëlqen të përmendi gjithnjë në fjalimet e tij ‘mandatin e popullit’ dhe përgjegjësinë që ky term përfshin. Kjo është diçka e mirë por rreziku lind kur “populli” armatoset kundër një armiku të supozuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por kjo lloj tendence nuk ndodh vetëm tek udhëheqësit, kujtojmë këtu rastin e princeshës Diana, e cila dëshironte të ishte “mbretëresha e zemrave të njerëzve”, çka ​​nënkuptonte një kontrast me burrin e saj jo të zakonshëm, i cili kërkonte zemrën e askujt tjetër përveç asaj të të dashurës së tij Camilla.

Por me rritjen e populizmit, taktika po përhapet bindshëm edhe midis politikanëve. Ndonjëherë armiku është i huaj, përmendim këtu momentin kur Hugo Chavez, demagogu i ndjerë i Venezuelës, i bëri thirrje popullit t’i rezistojë “perandorisë” së George W. Bush i cili ishte jopopullor në të gjithë botën, duke qenë kështu një objektiv shumë i përshtatshëm. Presidenti i sotëm i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador (amlo), duke mos dashur të antagonizojë fqinjin e tij verior, preferon termin “mafia e pushtetit”.  Ndonjëherë është një pakicë fetare, siç janë myslimanët, të cilët janë përjashtuar qartë nga suksesi i partisë në pushtet të Bharatiya Janata në Indi, e cila ka nxitur në popull një dëshirë për një rilindje të mirëfilltë kulturore indiane. Secili prej këtyre armiqve mund të përdoret për të tërhequr mbështetjen e popullit për një politikan në vështirësi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por objektivi i tyre janë zakonisht institucionet që qëndrojnë në rrugën e politikanëve, veçanërisht legjislatura, gjykatat dhe media. Këto lloj ‘pengesash’ apo ekuilibrash janë thelbësore për funksionimin e duhur të një demokracie, por, në mënyrë të pashmangshme, janë të papërshtatshme për presidentët dhe kryeministrat që nuk janë shumë transparent në lidhje me mjetet që përdorin për të arritur qëllimet e tyre. Presidenti Donald Trump i është referuar mediave si “armiq të popullit”; Partia qeverisëse e Polonisë justifikon sulmet e saj ndaj sistemit juridik dhe opozitës duke iu referuar lidhjes së saj me narodin; Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, e ka vendosur veten si mbrojtës të vullnetit të “popullit” kundër atyre në Parlament dhe në gjykata të cilët po ndalojnë Britaninë të largohet nga Bashkimi Europian pa marrëveshje.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

13 Nëntor 2026, 12:06
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

Në momentin që një politikan i ka përkufizuar ata që e zgjodhën atë si “popull”, atëherë ai mishëron vullnetin e tyre dhe për të bëhet shumë e thjeshtë të bind të gjithë, se ata që ai përcakton si armiq janë edhe të popullit. Pasi deputetët polakë kërkuan një hetim të qeverisë së tyre nga Bashkimi Europian, Kryeministri, Jaroslaw Kaczynski, i quajti ata tradhtarë. Johnson e quan një ligj të krijuar për të shmangur largimin kaotik nga BE si “Akti i Dorëzimit” dhe akuzon mbështetësit e tij për “komplot”. Trump bën të ditur se “ajo që po ndodh nuk është një impeachment, por një COUP, që synon të heqë Fuqinë e Popullit, VOTËN e tyre, Liritë e tyre, Amendamentin e tyre të Dytë, Fenë, Ushtrinë, Murin kufitar dhe Zotin e tyre” të dhëna si të drejta të ligjshme çdo qytetari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! ”

Nëse “populli” pengohet nga gjykatat ose parlamenti, ai mund të shtyhet drejt veprimeve antikushtetuese. Kjo është ajo që disa britanikë menduan se kryetari i Partisë Konservatore nënkuptonte teksa u shpreh se, nëse Brexit refuzohet, atëherë ata “do të kërkonin mënyra të tjera për të filluar ndryshimin”. Kjo është gjithashtu ajo që disa amerikanë menduan kur Trump riktheu në vëmendje paralajmërimin e një pastori se impeachment do të “shkaktonte një Luftë Civile si thyerje në këtë Komb”.

Nëse “populli” e merr vetë situatën në dorë atëherë për çfarë do të shërbente një president? Në një konferencë të fundit për shtyp, amlo deklaroi: “Unë besoj se jo vetëm që jeni gazetarë të mirë, por jeni edhe shumë të kujdesshëm … Dhe nëse e kapërceni vijën, ju e dini se çfarë ndodh, apo jo? Por nuk jam unë, por populli. ”Ai nuk specifikoi se çfarë mund të bënte populli, por punonjësit e mediave në Meksikë i dinë mirë rreziqet pasi bilanci për këtë vit është: 12 gazetarë të vrarë deri më tani.

Votuesit duhet të mbajnë sytë e vesh hapur për këtë frazë të rrezikshme, pasi dikush që mund të shprehet kështu nuk është një demokrat por një njeri i rrezikshëm dhe tiran.

*Material i përgatitur nga portali SCAN

Etiketat e lidhura

The Economist
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 28 minutash

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 31 minutash

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 52 minutash

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 1 ore

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 13 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 16 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 18 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.