The Guardian/ Mentaliteti i Bunkerit: Njeriu që ndërtoi qytetin nëntokësor Stalinist të Shqipërisë

Media prestigjioze The Guardian i ka kushtuar një artikull Shqipërisë duke veçuar pikërisht ndërtimin e qytetit të Kukësit dhe bunkerëve të shumtë që u ndërtuan në epokën e diktatorit Enver Hoxha.

The Guardian ka intervistuar konkretisht planifikuesin kryesor i qytetit të Kukësit, i cili ka ndjekur punimet gjatë viteve të regjimit komunist të vendit. “Udhëheqësi paranojak dhe izoluesist u tmerrua nga lufta e afërt dhe ndërtoi qindra mijëra bunkerë betoni për të mbrojtur popullsinë e tij kundër kërcënimit të pushtimit,” shkruan artikulli.

Shkrimi më pas përshkruan përpjekjet për ndërtimin e qytetit të nëndheshëm të Kukësit, i cili duhet të ishte i jetueshëm për rreth 10 mijë njerëz në kohë lufte për një periudhë kohore prej 6 muajsh.

Sipas artikullit ndërtimi në rrjetin nëntokësor u përfundua në vitin 1989 kur dhe u instaluan energjia eterike dhe uji, por përpara se secila prej zonave të mund të ishte e pajisur siç duhet për funksionin e saj të planifikuar, regjimi u rrëzua.

Ditët e sotme ,qasja në pjesën më të madhe të rrjetit të tuneleve dhe dhomave është bllokuar nga grumbuj të mëdhenj me rërë dhe baltë, por pas 30 vitesh neglizhencë, kryetari i ri i Kukësit, dëshiron të përfundojë ato që filluan komunistët dhe të përfundojnë punën në Kukësin e nëndheshëm para se ta hapnin atë për publikun, shkruan The Guardian. “Në mars ai shpreson të përfundojë një marrëveshje për 2.6 milionë euro fonde nga BE për të filluar rinovimet, por pa shumë më shumë par á se kaq, planet e tij ambicioze mund të jenë po aq të padukshme sa ato të Shqipërisë komuniste.”

Për artikullin e plotë mund të klikoni këtu!

/ SCAN

SHKARKO APP