“The Telepraph” radhit albumin e Elina Dunit tek më të mirët e vitit 2015

Albumi i saj rrjedh bukur midis muzikës popullore dhe xhazit me këngë të ribëra nga Shqipëria. Kënaqeni veten me hirin e këngëve të tilla si: Kur të Pash, Ylberin dhe Delja Rude. Një album me një atmosferë shumë të këndshme”, shkruan “The Telegraph”.

E përditshmja e njohur britanike, “The Telegraph”, ka përzgjedhur disa albume si më të mirat e muzikës xhaz për këtë vit. Redaktori i kulturës në këtë medium, Martin Chilton dhe kritiku i muzikës jazz, Ivan Hewett, në mesin e albumeve më të mira të këtij zhanri renditin edhe albumin “Dallëndyshe” të këngëtares shqiptare që jeton në Zvicër, Elina Duni, raporton java news.

“Këngëtarja zvicerane-shqiptare Elina Duni mishëron një ndjeshmëri të mrekullueshme nga mënyra se si këndon (jo në gjuhën angleze) albumin e saj Dallëndyshe. Kuarteti i saj është tërësisht në sinkron duke filluar nga basisti Patrice Moret, bateristi Norbert Pfammatter dhe pianisti i shkëlqyer zvicran, Colin Vallon.

Albumi i saj rrjedh bukur midis muzikës popullore dhe xhazit me këngë të ribëra nga Shqipëria. Kënaqeni vetën me hirin e këngëve të tilla si: Kur të Pash, Ylberin dhe Delja Rude. Një album me një atmosferë shumë të këndshme”, shkruan “The Telegraph”.

Këtë album Duni e promovoi në një turne ballkanik gjatë muajit shtator në Tiranë, Shkup, Prishtinë e Beograd.

SHKARKO APP