“Thesari” i shatërvanit të Trevit në Romë i kalon bashkisë

Fitimet e shatërvanit të famshëm në Romë, që për italianët njihet si “Fontana di Trevi” është rreth 1 milionë euro në vit dhe deri tani, shkonte për Caritas-in dhe rrezikon tanimë të pezullojë shumë shërbime asistence.

Sipas legjendës, kush mbyll sytë i kthyer me kurriz nga shatërvani dhe hedh një monedhë, rikthehet në “Qytetin e Përjetshëm”. Ndaj, çdo vit, shatërvani i Trevit, një ndër monumentet më të shquar të kryeqytetit italian (edhe falë skenës së ‘zhytjes së Anita Ekberg në filmin “La dolce vita”), mbushet plot me monedha.

Deri tani, fitimet shkonin për shoqatën humanitare Caritas, por që nga 1 prilli do të shkojnë në buxhetin e bashkisë për të financuar projekte asistence.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe për monumentet e tjera të qytetit.

Bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme parash: vetëm nga shatërvani i Trevit, Caritasi fitonte thuajse 1 milionë euro në vit të cilat përdoreshin për njerëzit në nevojë, për të pastrehët, hapeshin mensa falas, asistencë mjekësore për më të dobëtit.

Tani, e gjendur përballë prerjes së këtij fondi, Caritasit do t’i duhet të pezullojë, apo të heqë fare shërbimet e saj.

SHKARKO APP