Thirrja rrëqethëse e 15-vjeçares: Xhaxhi kryeministër më ndihmo me…

Ina Bibaj po përballet me jo vetëm me jetësën e vështirë në një çadër por shëndeti i saj është përkeqësuar nga lagështira. Ajo dhe familja e saj u prek nga tërmeti i 26 nëntorit të vit të kaluar. 15-vjeçarja nga fshati Gallatë i Malësisë të Kurbit ndjek shkollën tek fshati fqinj në Skuraj.

Ina dhe vëllai i saj për të shkuar në shkollë duhet të ecin rreth 1 orë e gjysmë. Sapo kthehet në shtëpi tregon se nga kushtet e këqia po vuan nga rematizma. ”Koçkat më dhembin se nga lagështia në çadër patjetër që do të dhembin”.

Prindërit e Inës veç saj kanë dhe dy fëmijë të tjerë. Prej skamjes njërën prej vajzave e kanë larguar nga shtëpia. ”Vajzën e kam dërguar në Lezhë tek vëllai edhe ajo vuan me stomakun”. Ina shpreson problemet e saj do të marrin zgjidhje vetëm nëse ky mesazh bie në veshin e kryeministrit Rama.

SHKARKO APP