Thirrja virale në rrjetet sociale: Ky është formulari, nga nesër deri me 8 Maj mosbindje civile në Shqipëri

Altin Goxhaj deklaroi pasditen e sotme në studion e lajmeve të Fax News se ditën e nesërme në orën 08:00 të mëngjesit ka vendour ta thyejë karantinën, dhe për këtë ka publikuar edhe një formular që do të plotësojë dhe mbajë me vete.

Sipas tij ky është një formular vetëdeklarimi bazuar në modelet e vendeve të tjera perëndimore, ndërsa ai tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.

Goxhaj bën thirrje për mosbindje masive civile ndaj urdhërave sipas tij të paligjshme dhe skllavëruese duke filluar nga dita e nesërme deri më 7 Maj ku një ditë pas kësaj date, hyn në fuqi Kodi i Ri Penal.

Reagimi i plotë:

SHPËRNDAJENI SA MË SHUMË MODELIN E VETËDEKLARIMIT TË NJERIUT TË LIRË QË NUK PRANON TË MARRË LEJE-DALJE SI KLLEVËRIT TE PADRONI!!!

Nëse e konsideroni veten Qytetar të Lirë dhe jo Skllav, dhe i bashkangjiteni MOSBINDJES CIVILE KUNDËR DIKTATURËS që e fillojmë të Hënën në ora 08:00 deri në dt 7 Maj ora 17:30, si Fazë e Parë e Mosbindjes Civile, nëse dëshironi, mund të përdorni këtë VetëDeklarim që përdor dhe unë!

Mbajeni në xhep në 2 kopje, dhe nëse policia ju kërkon Lejen jepini njërën kopje dhe tjetrën ruajeni si sytë e ballit se është prova që ju po e zbatoni ligjin dhe ata policia po e shkel ndaj jush!

JU MUND TË GJOBITENI, TË SHOQËROHENI NË POLICI, TË PARABURGOSENI, POR KËTO JANË VEPRIME ANTIKUSHTETUESE!

LIRIA NUK ËSHTË FALAS! AJO KUSHTON! ZGJIDHNI NS DO TA DORËZONI ATË APO DO TA MBRONI!

SHPËRNDAJENI SA MË SHUMË!

Printojeni dhe plotësoni
Përdorni foton ose format pdf: https://drive.google.com/…/1Sl0bs7dQuUECaeG1y_uUËhJrd…/vieë…

SHKARKO APP