“Thriller”, videoklipi më i mirë i 50 viteve të fundit

“Thriller” i Michael Jackson është videoklipi më i mirë në 50 vitet e fundit. Çmimi u dha nga Imaginaction, festivali i parë kushtuar videoklipeve në nivel ndërkombëtar nga një juri e përbërë nga gazetarë të rëndësisishëm italianë në këtë sektor, diskografë dhe punonjës të tjerë.

I dalë në 1983, “Thriller” është konsideruar video e parë muzikore, që ka një temë dhe koreografi, që e kanë bërë atë një ikonë të padiskutueshme të muzikës pop.

Videoja “Thriller” paraqitet si një film i shkurtër (një term që Michael Jackson preferoi mbi video) në ngjyrat horror, i pari në histori me një konotacion të fortë kinematografik. Në fakt, deri në atë kohë, videot që shoqëruan single-in ishin kolazhe të imazheve pa një temë të përcaktuar dhe një identitet të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Michael Jackson pa në kinema filmin “Un lupo mannaro americano a Londra” di John Landis dhe ra në dashuri, duke vendosur të përsëriste atmosferën e tmerrshme të filmit për të shoqëruar këngën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas shumë insistimeve nga ana e tij, kompania “Epic Records” pranoi të paguante gjysmë milion dollarë për të bërë videon. Filmi i shkurtër ka regjisor vetë Landis dhe në atë kohë e quajti si klipin muzikor më të shtrenjtë në histori.

Videoja “Thriller” doli të jetë një sukses i pashembullt: kënga shtyu albumin (e dalë vitin e kaluar) përsëri në krye të listave në të gjithë botën, duke trefishuar shitjet transmeton Atsh.

Edhe rrjeti i ri i MTV përfitonte: regjistroi për herë të parë dëgjime rekord dhe u detyrua të transmetonte videoklipin disa herë në ditë, për shkak të kërkesave të shumta të shikuesve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?