Thurja me thupër, 15 të rinj nga Korça mësojnë…

Mjeshtëria e thurjes me thupër, është një prej traditave me të njohura të komunitetit rom. Ashtu si çdo pune artizanale, trashëgimi i saj nga brezat më të vjetër tek më të rinjtë mbetet një sfidë. 15 të rinj nga Korça mësuan këtë mjeshtëri nga ata që këtë zanat e kanë përvetësuar prej fëmijërisë duke e trashëguar ndër breza.

Mjeshtrit artizanë tregojnë se thurja e thuprës përveç pasionit e kënaqësisë që u fal është një mundësi punësimi e për ata që e mësojnë është e rëndësishme që të mos humbasë. Për ata që zgjodhën ta mësojnë thurjen me thupër të objekteve apo elementeve të ndryshëm sa dekorativë aq edhe funksionale kjo është jo vetëm një mundësi për të ruajtur traditën por edhe një mënyrë punësimi.

Në një panair që ndërthuri punimet e mjeshtrit dhe nxënësve të tyre nuk munguan tavolinat e karriget, shportat, abazhurët, e koshat në përmasa të ndryshme dëshmi se ky artizanat mbetet një vlerë për të gjithë ne.

SHKARKO APP