“Time” e quan Lipën “Zëri i ri i muzikës pop”

Media prestigjioze “Time” ka publikuar një artikull të veçantë për këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa, duke e quajtur atë “Zëri i ri i muzikës pop”. “Time” ka nisur artikullin me arsyet përse Dua Lipa nuk ishte parashikuar të bëhej yll botëror, duke thënë kujtuar se “kur ishte fëmijë në shkollë i ishte thënë se nuk di të këndojë dhe duhej të largohej nga Britania e Madhe drejt Kosovës”. Megjithatë, siç shkruan “Time”, kthimi i madh u bë më 2015 kur Dua Lipa me këngën e saj të parë “Be the One” u bë ndër zërat më të fuqishëm të rinj në muzikë. Në artikull theksohet se albumi i parë i këngëtares i vetë-titulluar është dëgjuar më shumë se 1.4 miliardë herë në mediume online. Tani ajo do të marrë pjesë si këngëtare kryesore në festivalet si Glastonbury dhe është e ftuar në koncertet e Bruno Marsit. “Është shumë argëtuese-adrenalina, çmenduria. Nuk ka asgjë si kjo”, ka thënë ajo. “Time” ka shkruar edhe për fondacionin e Dua Lipës në Kosovë, që synon të përkrahë programet e artit për fëmijë. Kënga e fundit e Dua Lipës “New Rules” ka qenë hit ndërkombëtar, madje në Britani të Madhe dhe shumë tregje botërore doli e para në top-lista.

 

 

SHKARKO APP