Tirana, një prej tre finalisëve për çmimin europian të transformimit

Tirana u përzgjodh ndër 3 finalistet për çmimin europian mbi veprimtarinë transformuese gjatë vitit 2018. Kryeqyteti shqiptar u vlerësua në mënyrë specifike për aksionin lidhur me rritjen e hapësirës së gjelbër urbane rreth qytetit.

Tirana u vlerësua gjithashtu edhe për angazhimin e qytetarëve në aksionet e ndërmarra për transformimin e qytetit.

“Një pjesë e madhe e politikave të zbatuara gjatë kësaj kohe në qytetin e Tiranës kanë rënë në sy jo vetëm nga qytetarët e Tiranës por edhe përtej Tiranës”, ka deklaruar Arbi Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.

Për zëvendës kryebashkiakun e Tiranës, ky çmim i shkon të gjithë qytetarëve të Tiranës që morën pjesë në aksionin e pyllit orbital rreth e qark qytetit.

SHKARKO APP