Tirana pa drita dy ditët në vijim, ja zonat dhe oraret kur do të stakohet energjia

Disa zona në kryeqytet do të kenë shkëputje të energjisë elektrike, për disa orë, dy ditët në vijim, 29 dhe 30 tetor.

Sipas OSHEE, kjo vjen si pasojë e punimeve për rikonstruksionin e kabinave, ndërsa shkëputje të energjisë, ditën e nesërme, do të ketë për 6 orë, nga ora 09:00-16:00, pjesërisht në rrugët Mahmut Xhelili” dhe “Androkli Kostallari”.

Po ashtu, do të ketë shkëputje të energjisë elektrike edhe në fshatin Mucaj dhe një pjesë e Kasharit, ku rryma do të mungojë nga ora 09:30 deri në orën 13:00, ditën e nesërme.

Ndërsa më 30 tetor do të ketë shkëputje të energjisë, për 6 orë, pesërisht në rrugët: “Hysen Zhura”, “Mine Peza”, “Fortuziashtu”.

Njoftimi i plotë i OSHEE

Stakim, datat 29-30 Tetor

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 29-30 tetor do të stakohet energjia në këto orare dhe zona

29 tetor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Mahmut Xhelili”, “Androkli Kostallari”

09:30-13:00

Fshati Mucaj dhe një pjesë e Kasharit

30 tetor
09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Hysen Zhura”, “Mine Peza”, “Fortuzi”

SHKARKO APP