Tirana sot në 44 FOTO – Maska, doreza, kundragaz dhe kafe turke te ballkoni
Maska, doreza, pika të verdha, veshje speciale madje dhe maska kundragaz janë objektet më të zakonshme për syrin këto ditë, sa nëse dikush, më trim se të tjerët, i mbanë ato, të gjithë mendojnë me vete “çfarë tipi, po na rrezikon të gjithëve”.
A kishit menduar ndonjëherë se do vinte një kohë që policia do ju vëzhgonte teksa bënit pazar dhe t’iu mësonte se sa larg duhet të qëndroni nga njëri-tjetri? Sigurisht që jo, por kjo është situata nëpër të cilën po kalon e thuajse e gjithë bota dhe fajtor i vetëm është vetëm 1, armiku i përbashkët KORONAVIRUSI.
Nëse e mendojmë në një tjetër situatë të gjithë do ishim duke qeshur me vetë
Jo më njerëz përdore dhe vendi i preferuar për ta kaluar orët e lira nuk është kafja te lokali, por kafeja turke te ballkoni.
Dita e 27-të e karantinës në Tiranë përmes fotove të fiksuara nga agjencia fotografike e lajmeve LSA