Tiranë: 475 lindjet që sjellin gëzim dhe shpresë
Prej 1 marsit në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë regjistruar 475 lindje. Drejtuesja Eljona Demaliaj në një intervistë për Televizionin Ora nënvizon se asnjë nënë apo foshnje nuk është prekur.
“Vihet re një lloj ankthi, por që detyra e personelit mjekësor është ti qetësojmë. Ne jemi këtu në krye të detyrës për ti përmbushur çdo nevojë të tyre dhe nuk ka asnjë lloj mundësie për kontaminim në spital.”
Materniteti është mbyllur për vizitat e afërmve.
“Është lejuar hyrja vetëm një herë e babait të fëmijës, duke konsideruar cdo pacient një potencial kovidi”
Me këtë kemi pasur parasysh të mbrohet personeli por dhe nënat dhe fëmijët të kenë një higjienë maksimale.