Tiranë, në ambientet e Presidencës hapet ekspozita “Muzeu i Memories”
I pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite që sjell momente dhe fotografia gjatë regjimit komunist ishte edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, i cili ka theksuar se momentet e sotme na lidhin me çështjet të cila janë kryesisht të historisë dhe janë të një momenti shumë të lidhur të së kaluarës, të një drejtimi ku disa nuk e kanë jetuar dhe nuk e kanë vuajtur drejtpërdrejtë .
“Po është e vërtetë që Shqipëria ka qenë një burg i madh, por sot ka mbetur vetëm çështja e retorikës”. “Kjo ekspozitë ngacmon më shumë se çdo gjë tjetër përgjegjshmëritë e shoqërisë, duke pasur parasysh organet shtetërore, grupimet e ndryshme të shoqërisë. Sjellja në vëmendje të shoqërisë shqiptare të këtyre aktiviteteve që i përkasin asaj periudhe të tmerrshme të jenë përfaqësues kryesisht të përndjekurve politik sepse janë individët, familjet, qytetarët që e kanë përjetuar në mënyrë të pa-imagjinueshme për ditët e sotme që ne jetojmë. Ka pasur njerëz të cilët janë pushkatuar që do të thotë se kanë humbur gjënë më të shtrenjtë për njeriun “Jetën” pa asnjë arsye pa asnjë veprimtari kriminale. Ka pasur njerëz që kanë humbur rininë e tyre pak nga pak dhe nuk ka gjë më të tmerrshme për një njeri se kur ia merr jetën pak nga pak”- u shpreh Nishani duke iu referuar të kaluarës komuniste.
Presidenti Nishani theksoi ndër të tjera se ata shqiptarë që u ndeshën në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë represion, me këtë veprim shtetërore kriminal të kohës komuniste ditën të gjejnë forcë edhe ta përballojnë.