Tiranë, zbulohet violina 127-vjeçare (VIDEO)

Një violionë 127-vjeçare e këngëtares së njohur Hafize Leskoviku është objekti më i veçantë që është ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Objekti është sjellë në muze për projektin e çelur nga ky institucion që titullohet “Muzeu im”.

Reliken e rrallë të këngëtares Leskoviku e ka sjellë violinisti Artur Zeqiri, mik i familjes Leskovkiku. Ai vetëm sa e ka prezantuar këtë violinë të rallë dhe e ka marrë sërish me vete në shtëpinë e tij në Elbasan. Artur Zeqiri tregon sesi i ka rënë në dorë kjo violinë:

“Xhaxhai i babait tim, kur ishte i vogël është rritur nga Selimi që në atë kohë jetonte në Stamboll. Selimi qe vëllai i Hafizesë. Kështu që ai ngaqë e mbajti dhe kishte shumë respect për të, i dha për grua vajzën e vetme. Ndërsa Hafizeja nuk u martua dhe nuk pati trashëgimtarë. Kështu xhaxhai i babait tim kishte trashëguar klarinetën dhe dy violina. Kjo që solla unë për “Muzeu im” është violina e atyre këngëve të inçizuara”, thotë Artur Zeqiri.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=wV3kECHQsnQ&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP