“Tixhja na solli ushqimet dhe shpresën e saj”, shqiptarja solidare që kujdeset për personelin mjekësor italian
Në këtë situatë të vështirtë që po kalon pjesa më e madhe e botës, nuk mundojnë edhe veprimet e solidaritetit të njerëzve mes tyre por edhe me ata që sot cilësohen kudo si heronjtë e vërtetë në luftën kundër këtij virusi të rrezikshëm, ata janë mjekët, infermierët, sanitarët dhe I gjithë personeli mjekësor që kujdesen për të infektuarit gjatë gjithë kohës.
Një veprim solidariteti ka ardhur edhe nga shqiptarja Hatixhe Hallulli në Itali, e cila ka përgatitur ushqime për stafin mjekësor të spitalit të Fiorenzuolës në provincën e Piacenzës.
Tixhja, siç edhe e thërrasin, ka përgatitur gjithmonë ushqime për ta duke u dërguar fokace dhe torta gjatë gjithë viti, dhe kjo ndihmë vijon edhe në këtë kohë kur e gjitha Italia është në karantinë totale prej koronavirusit.
Ajo asnjëherë nuk ka dashur të identifikohet, por këtë herë stafi I spitalit ka zgjedhur ta falenderoj atë përmes një deklarate publike botuar në gazetën e provincës së Piacenzës.
‘Sot personeli shëndetësor është i gjithë i fokusuar tek COVID-19 dhe po merret me personat e prekur, por Tixhja vazhdon t’u dërgojë ato që mundet duke mos dashur të identifikohet. Na solli kuzhinën dhe shpresën e saj”, theksoi stafi i spitalit të Fiorenzuolës.