“Toka është e sheshtë, NASA po fsheh qëllimisht Zotin”! Çfarë po thonë këta shkencëtarë?

Për shekuj me radhë, madje dhe sot e kësaj dite shkenca e ka faktuar me fakte se Toka është e rrumbullakët, por kohët e fundit një grup i ri shkencëtarësh ka dalë me një tezë krejt tjetër.

Sipas tyre, Toka nuk është e rrumbullakët por e sheshtë, duke shtuar se qëllimisht NASA na bën të besojmë se Toka është e rrumbullakët.

Megjithëse ka me mijëra foto e filmime nga hapësira që provojnë se Dielli është qendra e sistemit tonë, ata parashtrojnë idetë e tyre kundër modelit heliocentrik dhe për të shmangur pyetjet e vështira të kundërshtarëve, diskutimet i zhvillojnë në forume të mbyllura në internet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetja që ngrenë “ithtarët” e Tokës së sheshtë është se përse NASA dhe të tjerët e fshehin faktin që planeti ynë është një disk? Përgjigjet hipotetike janë të shumta, ndërsa së fundmi atyre u shtohet edhe një tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

“NASA kërkon të fshehë Zotin duke folur për një sistem heliocentrik, pra me Diellin në qendër dhe planetet që rrotullohen rreth tij, kur në fakt është e kundërta”, thuhet në deklaratën e këtij komuniteti dhënë për This Week.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?