Toka nuk ka pasur fare njerëz me sy blu, disa fakte që nuk i dinit (Fotot)
Vetëm 8% e banorëve në Tokë kanë sy blu, dhe kryesisht gjenden në Europën e veriut. Por njerëzit e parë në tokë nuk kanë qenë me sy blu.
Kërkime shkencore nga Universiteti i Kopenhagenit, Danimarkë, kanë zbuluar se njerëzit me sy blu kanë ardhur si pasojë e një mutacioni gjenetik që ata e kanë gjurmuar rreth 6000 ose 10,000 vite më parë.
Sipas profesorit Hans Eiberg të këtij universiteti, mutacioni gjenetik ka prekur gjenet OCA2 në kromozome, duke krijuar një ndryshim që e ndaloi aftësinë e trupit për të prodhuar sy të kaftë.
Gjeni OCA2 është kodi për proteinën P, e cila krijon melaninë, pigmentin që u jep ngjyrë flokëve, syve dhe lëkurës.