Tokat në platformë online – Hidhet “dritë” mbi të dhënat e pronësisë, nga hartat tek parcelat
Të dhënat mbi tokën bujqësore do të publikohen të gjitha në një platformë online me qëllim që të shmangen mbivendosjet, paqartësitë apo të eleminohen problematikta me pronësinë që kanë ekzistuar deri më tani. Referuar udhëzimit të Ministrisë së Bujqësisë, të publikuar në Fletoren Zyrtare, do të krijohet programi “WEB GIS” për të dhënat e tokës.
Në vendim thuhet se të dhënat që do të integrohen në programin e “WEB GIS” janë: a) harta e tipeve të tokës bujqësore; b) harta e përshtatshmërisë së tokës bujqësore; c) të dhënat e tokës në nivel parcele; d) harta e përdorimit/mbulesës së tokës; e) hartat e rrezikut potencial dhe aktual të erozionit; f) rrjeti rrugor; g) ndërtimet; h) rrjeti ujitës dhe kullues.
Ky udhëzim është në kuadër të krijimit të informacionit mbi tokën bujqësore, me qëllim manaxhimin e qendrueshëm të saj, që i hap rrugë zgjidhjes së problematikës me titujt e pronësisë dhe më pronën në tërësi. Vendi unë ka një sërë problematikash të pazgjidhura ndër vite sa i takon çështjes së pronësisë, për shkak të parcelizimit, mosndarjes së saktë të tokave dhe mungesës së dokumetacionit , çka ka sjellë dhe konflikte të herëpashershme, si dhe nuk u ka dhënë mundësi individët t’i shesin apo tjetërsojnë ato. / Scan