“Tomka dhe shokët e tij” më 19 shtator në Amerikë

Filmi artistik shqiptar “Tomka dhe shokët e tij” do të shfaqet në Kolegjin Triniti të Hartfordit, në Konektikat të Shteteve të Bashkuara, të shtunën e 19 shtatorit.

Filmi i vitit 1977 i regjisores Xhanfise Keko udhëton drejt tokës amerikane në kuadër të Projektit të Kinemasë Shqiptare, që synon të ruajë trashëgiminë kinematografike të vendit tonë.

Flurans Ilia, një nga fëmijët aktorë, do t’u përgjigjet pyetjeve të të pranishmëve pas shfaqjes së filmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shtetin e Konektikatit jeton një bashkësi e madhe shqiptarësh, të vendosur më së shumti në qytetin e Uotërbërit./Shekulli/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?