“Tonin Tërshana vdiq duke kënduar ‘Erdhi pranvera’”

Pak përpara se të vdiste, ndërsa merrte serumin, Tonin Tërshana nisi të këndonte “Erdhi pranvera”.

Kështu thotë kunati i tij, vëllai i bashkëshortes, në një intervistë për Shqiptarja.com.

“Dy ditë para se të ndërronte jetë, ndërsa merrte serum, më tha që “Dua të këndoj!”. “Këndo”, i thamë. Nisi të këndojë këngën “Erdhi pranvera”, pastaj këngën “Nënës” dhe një këngë të re, që e kishte dëgjuar në momentin e fundit, por s’ia kujtonte tekstin dhe thoshte se “kam shumë dëshirë me e këndu”. Për mua ishte, jo vetëm burri i motrës, por edhe shok e mik”.

Kurse motra e vogël e Tërshanës, Dilja: “Ah, është lënë pas dore prej shtetit. Prej shtetit është kjo gjë, nuk është prej tij. Dua të them se gjithë njerëzve të famshëm u janë ulur vlerat, nuk kanë qenë vlerësuar kurrë. Ndoshta nuk them se sot nuk ka këngëtarë, ka boll, por zëri i Toninit, nuk e them se unë jam e motra, por është i papërsëritshëm. Këtë s’e them unë, e thonë njerëzit, që është i papërsëristshëm. Edhe telefoni mbrëmë nuk na ka pushuar nga njerëz që s’i kemi njohur kurrë e që kanë shprehur ngushëllimet”.

SHKARKO APP