”Tortura” e shqiptarëve, 1494 ditë pritje për lejet greke
Dhjetëra emigrantë duke pritur në radhë për orë të tëra, ndërkohë që mbizotërojnë temperatura të ulëta, janë të përditshme para zyrave të shërbimit për të huajt në Prefekturën e Selanikut. ”Në radhë. Shikoni se ç’bëhet ketu. Duhet të zgjohesh qysh në orën një të natës të vish këtu të shkruash emrin dhe të zësh radhën”, shprehet Ermal Gjura, emigrant shqiptar. Qeveria e re greke nga ana e saj është zotuar të përshpejtojë këto procedura dhe të luftojë burokracinë, ndersa ligji për marrjen e nështetësisë konsiderohet nga emigrantët si tepër i rreptë. Prej vitit 2010 deri në 2018 janë dorëzuar 230.000 kërkesa për marrje nenshtetesie, por ndërkohë 60.000 mbeten ende pa përgjigje. Kategoria më e prekur që vuan vonesat është ajo e brezit të dytë të emigrantëve, shumë prej të cilëve megjithëse të lindur dhe arsimuar në Greqi, pasi mbushin moshën 18-vjec humbasin lejen e qëndrimit prej prindërve dhe duhet të rinisin procedurat nga e para duke pritur për shume muaj apo vite.