Tradhëtoi apo iku nga nevoja? Studiuesi hedh dritë përtej dyerve të mbyllura të Mbretit Zog

Studiuesi Erald Kapri ishte ftuar në emisionin “Oda” në Fax News me gazetaren Edona Haklaj ku foli mbi librin e tij të fundit “Mbreti Zog, pas dyerve të mbyllura”.

Teksa bëri një rezyme të librit Kapri thotë “se libri tregon prapaskenat për njohjen e Zogut si kreu i shtetit shqiptar në mërgim, ndikimin e kryeministrit britanik, Uinston Çërçill, liderit të Bashkimit Sovjetik, Stalinit dhe Presidentit të SHBA-ve, Frenklin Ruzvelt.

Ky libër rrëfen historinë e panjohur të Mbretit Zog për të rifituar fronin. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, Ahmet Zogu u kthye në lajm, jo vetëm si “Mbreti i pashëm i vendit më romantik të Europës”, bashkëshorti i “Trëndafilit të bardhë të Hungarisë”, “Duhanpirësi më i madh i kohës”, “Mbreti i çuditshëm”, “Monarku i maleve”, “Mbreti me thesar me vete” që jetonte në një kat të tërë të hotelit më të njohur të Londrës, por edhe si monarku i vetëm që shprehej i gatshëm të kthehej me armë në dorë”.

Në një përshkrim të librit ai tregoi se cilat ishin disa nga pyetjet që donte ti jepte përgjigje.

“Dy pyetjet që më kanë shqetësuar dhe që kam dashur ti jap përgjigje përmes librit tim është ajo e tradhëtisë, a bëri mirë që iku dhe ajo e pasurisë . Sa i përket pasurisë së Mbretit Zog pasuria ishte shumë e madhe për kohën dhe po ta krahasojmë me ditët e sotme arrin vlerën e 10 milion dollarëve”, thotë Kapri.

Gjithashtu në këtë libër jepet edhe analiza e ndërtimit të një qeveria në pushtet.

Studuesi thote “I jam referuar studimeve të huaja dhe asnjë nuk e quan tradhëti perkundrazi ai rezistoi deri në fund si në Durrës por jo vetëm, e thonë edhe mediat e huaja,- tregon studiuesi Kapri.

R.G/FAXWEB.AL

SHKARKO APP