Tradita shekullore kalon online, jo më funerale me orkestër
Kur bota është në luftë me Covid-19, në Ganë aty ku ceremonitë funerale mund të zgjasin deri në 7 ditë, tashmë kjo traditë ka kaluar online. Varrimet ganeze kanë rituale me simbolikë të fortë, ku njerëzit bëjnë dhurata për shpirtrat e paraardhësve të tyre dhe kërcejnë zhurmshëm nën tingujt e daulleve, për të shoqëruar të vdekurin në udhëtimin e fundit. Ndërsa arkivolet janë një mundësi për të shfrenuar fantazinë.
Që kur autoritetet pezulluan grumbullimet me më shumë se 25 veta për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, tradita shekullore është ndërprerë. Njerëzit që duhet të organizojnë ceremoninë mortore për të dashurit e tyre tanimë e kanë të vështirë të përzgjedhin vetëm 25 vetë për marrë pjesë.
Një shtëpi funerale në Akra duket se e ka zgjidhur problemin. Edhe pse puna ka rënë, drejtuesit kanë menduar që të ofrojnë shërbime funerale online, ku të afërmit e viktimës mund ta vajtojnë atë nga çdo cep i vendit ose i botës.