Tragjedi apo raketë? Misteri i rrëzimit të avionit francez 50 vjet më parë

Në fluturim AF 1611 humbën jetën 95 persona. Dëshmitari: Ishte një sulm me raketë

Paris, 11 shtator 1968, aeroplani Caravelle, fluturimi AF 1611 i nisur 20 minuta më parë nga Ajaccio, në Korsikë, ka filluar tashmë procesin e uljes në Nicë, kur, në orën 9:30, komandanti Michel Salomon ka vërejtur “probleme” në kullën e kontrollit.  Në bord janë 6 anëtarë të ekuipazhit, 13 fëmijë, gjithsej 95 vetë. Ange-Marie dhe Toussainte Paoli, për shembull, duhet të kthehen për herë të fundit në Nice para se të lëvizin përgjithmonë në Pastricciola, Korsikë, për të gëzuar pensionin. Zhan-François Ceccaldi, oficeri 34-vjeçar i ushtrisë, po kthehet në Paris pas një vizite në familjen e tij.

Në 9:31 piloti vë alarimin: “Ka flakë në bord”. I autorizuar që të ulet drejtpërsëdrejti në aeroport, në orën 9:32, komandanti thotë, “nëse kjo vazhdon, do të rrëzohemi”. Në 9:33 imazhet e fundit në radar. Avioni i “Air France” rrëzohet në det jo shumë larg Cap d’Antibes. Një dëshmitar do të thotë se ai vuri re një dritë kaltëroshe që depërtonte në bishtin e avionit përpara zhytjes. Në orën 11:22, një nga aeroplanët dhe helikopterët e shumtë, ka parë pjesë të avionit, pak pasi i pari nga 95 viktimat u transportua në Nice.

Fatkeqësia e pesëdhjetë vjetëve më parë, një ngjarje e harruar nga të gjithë, përveç se nga familjet e viktimave, është rihapur tani: të afërmit e tyre i kërkojnë Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe Ministrit të Brendshëm, Gérard Collomb të heqin sekretin shtetëror për të sqaruar shkaqet e tragjedisë.

Në ‘Journal Officiel ‘ të 14 dhjetorit të vitit 1972 gjendet “Raporti Përfundimtar”, 21 faqe që përfundon: “Shkatërrimi i avionit u shkaktua nga përplasja e dhunshme me sipërfaqen e detit (…) Humbja e kontrollit është shkaktuar nga një zjarr në zonën e tualetit të pasmë  në krahun e djathtë (…). Nuk mund të përcaktohet origjina e zjarrit “.

Por në varrezat e U Pighjolu, në varrin e Jean-François Ceccaldi, vëllai më i madh Valere, tani 85 vjeç, ka shkruar një pllakë me mbishkrimin «vdiq në aksidentin e avionit të goditur nga një raketë me rreze infra të kuqe».

Është e vërteta e shumë familjarëve të tyre, të cilët gjatë viteve kanë mbledhur dhjetëra të dhëna, ndonjëherë duke u përplasur me qëndrime jo bashkëpunuese të autoriteteve. Fluturimi AF1611 i përngjan një lloji tragjedie francezëve, me familjet që nuk heqin dorë nga e vërteta dhe forcat e armatosura që preferojnë të heshtin kur hipoteza e përfshirjes së tyre evokohet.

Ndikimi në imagjinatën kombëtare ka qenë ndryshe, Franca ka njohur masakra më pak misterioze të Italisë dhe këtu ka një besim tjetër në Shtetit, por pikat e kontaktit janë mbresëlënëse.

Më 12 maj 2011, Mathieu Paoli, një jetim i Ange-Marie dhe Toussainte, mori një letër të shkruar pak para vdekjes së tij nga Michel Laty, sekretar i ushtrisë në Prefekturën Detare të Toulon, i cili në vitin 1968 përpiloi raportin e parë nën sekretin e Shtetit. Laty, i cili vuante nga kanceri, donte t’i besonte Paolit se avioni u godit nga një raketë e paarmatosur e nisur nga ishulli i Levantos, përballë Côte d’Azur, ku ndodhet Celm (lancimi i raketave).

Raketa, jashtë kontrollit, do të kishte arritur në një nga reaktorët që shkaktuan një zjarr në bord, por jo një shpërthim, sepse nuk kishte ngarkesë. Pastaj kishte keqdrejtime, pamjet e manipuluara, dëshmitë e injoruara. Para dy ditësh në varrezat e Ajaccios, Mathieu Paoli, president i shoqatës së familjeve të viktimave, në ceremoninë e 50-vjetorit të tragjedisë u betua se do të luftojë “për të vërtetën”.

SHKARKO APP