Tragjike/ Bilioneri humb tre fëmijët e tij në sulmin e Sri Lankës

Bilioneri dhe zotëruesi i ASOS, Anders Holch Povlsen ka humbur tre nga katër fëmijët e tij në sulmin e Sri Lankës gjatë pashkëve të shtunën.

Disa dtë para sulmit shkatërrues, një nga fëmijët e Povlsen, Alma ndau një foto të pushimeve të fëmijë të tjerët , Astrid, Agnes dhe Alfred pranë një pishinë. Ende nuk dihet se cili nga fëmijët e Povlsen ka vdekur. Povlsen, 46, është i martuar me Anne Storm Pedersen. Çifti u takua kur Ana filloi të punonte në sektorin e shitjeve në Bestseller. Ai është një nga meshkujt më të pasur të Danimarkës. Pas vdekjes së babait atij i kaloi biznesi i“Bestseller” kur ai ishte vëtëm 28 vjeç. 7 bomba vetëvrasëse vranë të paktën 290 njerëz në një sulm të kordinuar në një hotel me 5 yje dhe kisha gjatë pashkëve të së shtunës.

Munisha Gunasekera, komisioneri i Sri Lankës për Britaninë, u shpreh se të paktën 8 persona me kombësi britanike kanë ndërruar jetë gjatë sulmit. Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi lidhur me sulmin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?