Trashëgimia kulturore dhe promovimi i artit, zërat kryesorë të p/buxhetit 2015 për Ministrinë e Kulturës

Më konkretisht synohet restaurimi i objekteve madhore të trashëgimisë kulturore, që për shkak të vendndodhjes apo natyrës së tyre, gjenerojnë të ardhura në funksion të komuniteteve.

Gjithashtu synohet restaurimi i Qendrave të Trashëgimisë Botërore të Njerëzimit Gjirokastër dhe Berat, restaurimi dhe krijimi i disa muzeve si ai Arkeologjik i Durrësit, Muzeu i Sigurimit të Shtetit, Muzeu Etnografik në Berat, etj.

Pr/buxheti parashikon edhe restaurime të disa objekteve të kultit në qendrat kryesore si Berat, Korçë, Vlorë. Përmirësimi i pajisjeve hardware dhe software të sistemit të institucioneve të trashëgimisë kulturore, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe standardizimit të punës për një menaxhim sa më të mirë të burimeve dhe katalogim të vlerave kulturore.

Pr/buxheti synon gjithashtu të mbështesë rritjen me 4% të prurjeve artistike, aksesit, përmirësimit të kushteve infrastrukturore, si dhe promovimit të vlerave kulturore nëpërmjet rikonceptimit të fuksionimit institucional në fushën e artit dhe kulturës deri në vitin 2017.

Pr/buxheti mbështet edhe rritjen me 7% të projekteve krijuese nëpërmjet konkurrencës artistike dhe një mirë administrimi në projektim, shpërndarje; menaxhim të fondeve për projektet kulturore artistike, me synim nxitjen dhe promovimin e krijimtarisë artistike dhe edukimit përmes kulturës.

Gjithashtu parashikohet zgjerimi me 5% i hapësirave ndërkombëtare të komunikimit dhe performimit artistik e kulturor në programe dhe evenimente ndërkombëtare.

SHKARKO APP