Trashgimnia e gastronomisë, në bashkinë e Selenicës

Nga Agim Jazaj –

“Trashëgimnia Gastronomike”, apo e “Kuzhinës Tradicionale”, ishte aktiviteti i ditës, zhvilluar nga bashkia Selenicë, në njësinë administraitive të Kotës, pjesë e projektit: “Bashkitë për në Europë”, në bashkëpunim me zyrën e BE- s, në Tiranë, ku e parnishme ishte dhe drejtoresha e projektit; “Bashkitë për në Europë, znj. Jolnada Trebicka. Nga e gjithë harta e bashkisë kishin zbritur me produktet e tyre të shumta, gjellët tradicionale, shndërruar në një panair, sofër e madhe e shtruar në qëndrën e qytezës së Kotës. Amvisat kishin shtruar e mbushur gjithë sofrën Labe me gjellët tradicionale… Edhe mishi i pjekur për helli, ishte i parnishëm në këtë Panair, shtruar në këtë sofër bujare.
Pjesëmarrja në këtë panir ishte nga bizneset dhe amvisat nga pjesa e kësaj bashkie.
Një falnderim u rezevua nga kryebashkiaku Shametaj edhe për nxënësit e mësuesit e të dy shkollave të Kotës, për ndihmesën dhe bashkëpunimin e dhënë, për realizimin e këtij panairi-
Identifikimi, ruajtja dhe pasurimi i mëtejshëmj, i traditës së gatimit, ashtu si në tërsinë e vlerave të kësaj bashkie, mer rëndësinë e saj, në identifikimin e kulturës të kësaj treve!
Trashgimnia e të gatuarit, e bukës dhe gjellët tradicionale të zonave të vendit, kanë të veçantën e tyre, ruhen dhe transmetohen tek brezat. Gjyshet dhe nënat e motshme, gatuanin në oxhakët e shtëpive, në furrat tradicionale, me tepsitë e tenxheret, në zjarrin me dru lisi, a përralli, që janë dhe “mbreti” i zjarriti dhe i gatimit, piqnin bukën e misrit, bukë saçi, kulaçin e grurit në vatër, zjenin mishin, apo e piqnin në hell qëngjin ose kecin. Nënat, grat apo vajzat, përgatisnin gjellën, ndërsa mishin e pjekur e përgatisnin burrat, apo djemtë. Pranë mbanin edhe bijat, bijtë, mbesat e nipërit, që i ndihmonin dhe njëkohësisht mësonin se si duhet gatuar dhe përgatitur!
Kjo bashki ashtu siç njihet për traditën, zakonet, kulturën ka dhe të veçantën: E kulturës së gatimit”-tha në fjalën e vet kryebashkiaku: Përparim Shametaj
Një pjesë e vogël e këtyre gatimeve të ekspozuara në këtë panair, sapo i vizituam së bashku, por menyja e gatimeve është shumë më e pasur, ndërsa këtu janë mundur të ekspozohen më të veçantat e kësaj kuzhine…
Mishi i pjekur për helli është ushqimi tradicional i Shqipërisë së Jugut dhe i Labërisë. Çmohet mishi i qëngjit dhe sidomos i kecit,
Gjellët tradicionale të Labërisë dhe sipas stinëve janë edhe: Byreku, disa lloj, Harapashi, i gatuar me të brendëshme qëngji, Rosnicat e skuquar me zog vendi, ose zogu shqirak, Dollma, Rosnicat e bardha, Reshedia, Revania, Yshmeri, Qullapitja, Bakllavaja, (Samësi) sidomos ai me sherbet mjalti.
Por, edhe Urrëla, ajo me preoduktin; qumësht deleje, mbajtur në lëkurët e bagëtive dhe e përdorur sidomos në stanet e stinët e vjeshtës dhe të dimrit, janë ushqimet karakteristike, të zonës sonë, që plotësojnë sofrën tradicionale, të cilat janë ruajtur, dhe kanë ndryshuar gradualisht…
Pije alkolikolike tradicionale në zonën e kësaj bashkisë, është sidomos rakia e nxjer nga rrushi, koçimarja, por ka në menynë e pijeve edhe raki të nxjer nga Mëni, Manaferrat, po edhe nga Kumbulla, jo me shumicë.
Njohja dhe promovimi i vlerave të kuzhinës tradicionale, ashtu si pjesë e së tërës, të kulturës, zakoneve, traditave të kësaj bashkie, duhet venë në shërbim dhe në në dispoizicion të zhvillimit të turizmit të kësaj zone, me resurse të shumta, por që sot ndodhet në vështirësi, por gjithësesi perspektiva shihet dhe do të jet opitimiste!
Teritori i kësaj bashkie mundëson dhe favorizon zhvillimin e turizmit, duke u shtrirë në një teren mjaftë të favorshëm: Fushor, Kodrinor e Malor, me Lumenj, Liqene, Pyje dhe Kullota, vende me vlera antike, historike, kulturore dhe turistike, të begata, me tradita zokonore, të cilat i ruan, i zhvillon dhe promovon edhe kjo bashkia, për të qënë një vend atraktiv, i vizitueshëm; si nga turistët vendas dhe të e huaj!

SHKARKO APP