“Tre dritare dhe një varje” në Festivalin e Mesdheut në Bruksel

Filmi i Isa Qoses përzgjidhet për Festivalin e Mesdheut në Bruksel. Filmi ” Tre dritare dhe një varje” i regjisorit Isa Qosja është përzgjedhur në kategorinë e filmave konkurruese të edicionit të 25 të Festivalit të Mesdheut të Brukselit. Filmi flet për një plagë të dhimbshme të shoqërisë së Kosovës: jetën e femrave që janë dhunuar gjatë luftës së Kosovës. Filmi i Isa Qosjës konsiderohet si filmi shqiptar më i mirë dhe më mbresëlënës në Festivalin e Mesdheut të Brukselit. Përveç çmimeve që ai ka marrë në Festivalin e Sarajevës dhe Selanikut, filmi ” Tre dritare dhe një varje” është nominuar për çmimet  prestigjioze “OSCAR”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?