Tre koincidenca tragjike për filmin “Ne kemi diellin”

Mero Baze –

Petrit Ruka më ftoi dje në Gjirokastër të ndiqja një film të tij, me metrazh të shkurtër. Filmi kishte disa koincidenca tragjike.

Koincidenca e parë tragjike ishte fizike. Ende pa përfunduar filmi kishte vdekur Drejtori artistik I filmit Leonard Qendro, I cili ishte dinosauri I fundit I fotografisë në ish Kinostudjo.

Ende pa mbaruar filmi kishte vdekur edhe Mjeshtri Aleksandër Lalo I cili kishte marrë përsipër muzikën e filmit dhe kishte skicuar diçka mbi pentagram.

Petrit Ruka kishte mbetur vetëm me tre fëmijë aktorë amatorë dhe Karafil Shenën. Për muzikën i kishte dal zot një muzikant I ri Miron Kotani. Të tjerat I kishte mbyllur vet.

Kjo ishte koincidenca e parë tragjike që kishte të bënte me vdekjet fizike.

Koincidenca e dytë tragjike ishte tema e filmit, e cila ka vdekur në realitetin e sotëm. Filmi ka në qendër të vet tre fëmijë në një fshat të Jugut që nuk kanë parrë kurrë një film në një kinema. Kjo kthehet në ëndërr të jetës së tyre. Një gjahtar Italian në fillim të viteve 90 I mbetur I plagosur në fshatin  e tyre, u shpëtua nga një prej tre fëmijëve dhe mori si premtim të madh se do tu sillte një filmë të vërtet.

Kështu duke pritur italianin, e duke zhvilluar vetë ëndrën e tyre, ata arritën të sajojnë një kinema të tyre me dritën e diellit dhe një film të gjetur diku. Dhe natyrisht u shijoi shumë jeta, kur italiani më në fund mbriti prap në fshat dhe u solli një film të vërtet për ta parë.

Pra kineasti kishte bërë ëndërr të jetës së tre fëmijëve, në tranzicionin e pas viteve 90, të parit e një filmi. Në fakt koicidenca tragjike ishte se në seancën e shfaqjes së filmit, kishte aq pak njerëz dhe aq pak të interesuar për filmin, sa dukej se fabula e filmit, që bazohej tek ëndrra për të parë një film, ngjante si e shpikur dhe nuk I përksite këtij planeti.

Në rreshtë të parë ishte vetëm Petriti. Në krah të tij u ula unë me pak vonesë, por më thanë mos e zë këtë vendin se do vijnë këta të Bashkisë me kryetarin. Shoku im u ul diku nga pas. Nuk fakt nuk erdhi askush.

Në fund të  shfaqjes ishim aq pak vetë sa në film, si për ta dënuar dy herë me vdekje filmin, një herë duke vdekur dy nga krijuesit e tij dhe së dyti duke vdekur ëndrrën e atyre tre fëmijëve për të parë një film. Filmi iste falas në Gjirokastër dhe nuk kishte kush ta shikonte.

Filmi titullohet  ” Ne kemi diellin”
Regjia: Petrit Ruka
Muzika: Aleksander Lalo& Miron Kotani

Nëse u bie ta shikoni diku këtë filmë, nuk dua vlerësime për temën, apo autorët e vdekur, apo të gjallë të tij. Shpërndajeni diku në facebook, në Instagram apo twiter, bëheni share në yutube, që së paku të mbijetojë, edhe pse kjo është e gjitha kundër ëndrrës së atyre tre fëmijëve që donin të shikonin një filmt të vërtet në Kinema. Tani atë ëndërr e ka vrarë teknologjia , Netflixi yutube, dhe dhjetra rrjete sociale, duke prodhuar kështu koincidencën e tretë tragjike për këtë film, I cili kërkon të mbaj demomos gjallë, një pasion të vërtet, në një botë virtuale.
TemA

SHKARKO APP