Tre ose asnjë, pse 2018-ta ishte vit i mbarë për shqiptarët

Ata ishin tre, por vetëm njëri përfaqësoi Shqipërinë. Si asnjëherë më parë në festivalin më të madh të muzikës evropiane, Eurovizion, morën pjesë tre shqiptarë. Krenaria këtë herë ishte e trefishtë. Eugent Bushpepa përfaqësoi Shqipërinë, pasi fitoi çmimin e parë në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar me këngën “Mall”.

Ermal Meta, shqiptari 36-vjeçar me origjinë nga Fieri, përfaqësoi Italinë. Ai fitoi Sanremon, për të parin vit nga një i huaj, me këngën “Nuk më keni bërë asgjë”, në duet me kolegun italian Fabrizio Moro.

Ndërkohë një tjetër shqiptare u ngjitet në skenën e Eurovizionit, që këtë vit u mbajt në Lisbonë të Portugalisë në muajin maj.

Eleni Foureira këngëtarja me origjinë nga Fieri përfaqësoi Qipron me këngën e saj “Fuego”.

Por shqipet nuk ndalen. E nuk bëhet fjalë vetëm për 1, por janë 3 këngëtare shqiptare që do “pushtojnë” botën e futbollit. Të treja shumë të talentuara dhe të famshme në mbarë botën.

Pak ditë më parë, u bë publik lajmi se Dua Lipa do të performojë në fushën e gjelbërt në finalen e Champions League.

Këtë sezon finalja do të mbahet në Kiev, Ukrainë dhe Dua do të hapë me performancën e saj kompeticionin prestigjoz europian.

Tjetër sukses është ai i Era Istrefit, e cila zyrtarisht do të jetë zëri i këngës së Kampionatit Botëror të Futbollit-Rusi 2018 së bashku me Will Smith dhe Nicki Jam. Ishte Will Smith ai që konfirmoi lajmin që kishte disa kohë që qarkullonte.

https://instagram.com/p/BiwBYFaHRuq/?utm_source=ig_embed

Ndërsa Rita Ora do të promovojë futbollin e UEFA për femra. ”Jam shumë e emocionuar që do të bashkojë forcat me UEFA për The Girls Tour duke festuar besimin e femrave, bashkimin dhe aspiratën e tyre përmes fuqisë së futbollit dhe muzikës, dy dashuritë e mia. Ka kaq shumë projekte fantastike këtë vit, të cilat do të gëzojnë vajzat që adhurojnë futbollin”, shkroi ajo në Instagram. Ajo që na ngelet është t’iu urojmë fat vajzave shqiptare, pasi suksesin padyshim e kanë të garantuar.

/Jonida Halili- Koha Jonë/

SHKARKO APP