Tre shqiptare në garën ndërkombëtare të bukurisë

Edhe pse duhen edhe disa javë deri në finalen e madhe të Miss Gobe 2015, producenti Petri Bozo prej ditësh ndodhet në Toronto, Kanada. Ky edicion do të shënojë një risi sa i takon spektakleve shqiptare: për herë të parë një producent shqiptar organizon një garë bukurie të niveleve të tilla, jashtë kufijve shqiptarë. Më saktë, shumë larg tyre, në Kanada. Ndërkaq përgjatë këtyre ditëve, Bozo po mbikqyr punën për organizimin e eventit të këtij viti. Javën e shkuar ai u zgjodh president i jurisë në “Miss Canada”, ku bashkë me anëtarët e tjerë përzgjodhën më të bukurën kanadeze për vitin 2015.

Bozo, si president i “Deliart Association” dhe mbajtës i patentës së “Miss Globe”, bashkë me partnerin e këtij edicioni të 42-të, “Miss Canada Globe Productions” aktualisht kanë pritur konfirmimet e shteteve pjesëmarrëse në garën e këtij viti. Po diskutohen detajet e spektaklit, të ftuarit e nderit, sfilatat e vajzave dhe gjithçka tjetër që do të shfaqet në skenën gjigante të Bramton Rose Theatre, mbrëmjen e 8 tetorit, në Toronto. Ajo çka ia shton akoma më shumë veçantinë edicionit të këtij viti është fakti se për herë të parë në një event botëror bukurie marrin pjesë tre vajza me kombësi shqiptare, ajo nga Shqipëria, Sara Karaj e shpallur Miss Shqipëria 2015 në Voskopojë, Miss Mali i Zi  Rajmonda Cukaj dhe Miss Kosova Emnolina Begaj.

“Shqiptarët që jetojnë në këto treva në Kanada janë shumë të emocionuar dhe të lumtur që do të kenë mundësinë të presin dhe duartrokasin vajzat shqiptare”, ka thënë Bozo. “Jam në kontakt të vazhdueshëm me komunitetin shqiptar këtu, jemi takuar dhe jam i kënaqur nga mikpritja. Ata presin ditën që do të mbështesin këto vajza në këtë garë të madhe bukurie që zhvillohet për herë të parë në Kanada”.  

Të njëjtin interes duket se kanë treguar edhe mediat vendase për eventin e madh që do të mbahet në Toronto. Producenti shqiptar ka qenë në qendër të vëmendjes, i ftuar në studio dhe edicione informative, për të dhënë detaje rreth eventit. Ndërkaq të gjithë kanë mundësinë të votojnë të preferuarën e tyre në: http://www.missglobevoting.com

SHKARKO APP