“Trebicka luajti rolin e fundit duke e ditur që ishte me kancer”
“Të gjithë me huqe”, komedia e fundit e aktorit Roland Trebicka që ka luajtur në Teatrin Kombëtar, është shfaqur dje në Teatrin Kame në Ibë me praninë e kryeministrit Edi Rama dhe personaliteve të njohura të kulturës.
Aktiviteti që u mbajt ishte më shumë se një shfaqje, një homazh për regjisorin Trebicka me rastin e 10-vjetorit të krijimit të Teatër Kame.
Pas prezantimit në oborret e teatrit Kame të kostumeve që veshi Trebicka në role, u dha dokumentari me dedikime të kolegeve dhe me batutat më të bukura të aktorit, që i riktheu të qeshurat publikut.
Më pas në skenë u ngjit premiera “Të gjithë me huqe” me regji të Gëzim Kames dhe me lojën e aktorëve Viktor Zhusti, Rajmonda Bulku, Genci Fuga, Eriona Kakeli, Elia Zaharia, Lulzim Zeqja, Arjola Basho.
Aktori i talentuar Genci Fuga e ka interpretuar më së miri rolin e taksistit, por kush nuk nuk do ta pranonte se mungesa e Trebickës në skenë ndihej. Nje mungesë e tillë na thotë se Roland Trebicka i kishte të gjitha çka do të dëshironte çdo aktor, ishte i papërsëritshëm.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=kv2l6HRJpQY&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

