Trefishohet numri i grave që kryen mamografinë
Gjatë 2019 është trefishuar numri i grave që kanë kryer mamografinë falas krahasuar me dy vite më parë. Shifrat janë bërë publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i cili thotë se sëmundja e kancerit të gjirit duhet kapur në fazën e hershme. “Tetori Rozë. Ekzaminimi i mamografisë, si një metodë e diagnostikimit me Kancer Gjiri në fazat fillestare, kryhet në masë në të gjithë vendin. Diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën! Koha është tani”, -thonë specialistët e FSDKSH.