Tretja e ushqimeve të festës, sa më shumë fruta dhe perime
Festuam, hëngrëm e pimë, por tani ka ardhur momenti të përballemi me makinën e së vërtetës, përsa i përket peshës. Tretja e ushqimeve të festës, për dieotologët duhet që të konsumojmë sa më shumë fruta dhe perime.
”Këtë periudhë të privilegjojmë frutat, perimet, pasi fibrat ndihmojnë në riekuilibrimin e florës intestinale dhe të metabolizmit. Të konsumojmë 5-6 porcione fruta perime në ditë. Te perimet do veçoja perimet me gjethe jeshile, sallata, spinaqi, brokoli, selinoja, argjinarja, kungujt.
Përsa iu përket proteinave, do sugjeroja mishin e bardhë, pula, peshku 2-3 herë në javë. Po ashtu proteinat bimore si fasulet, thjerrëzat, qiqrat. Sallamin, proshutën, ta konsumojmë 1 herë në javë, djathërat i këshillojmë jo më shumë se 3 herë në javë, mundësisht djathë dhie.
Njeriu gjatë një jave festash shton 1-2 kilogramë. Me këtë dietë që rekomandova dhe me aktivitet fizik, si ecje e shpejtë, jo domosdoshmërish palestër, njeriu i heq ato. Ecje dhe vetëm ecje. Unë kam marrë dy fëmijët e mi dhe kemi bërë 3 km ecje deri tani”,-shprehen dietologët.