Trimëresha me nagant ne brez…

Kurorën e lavdisë së një krahine e përbëjne ata që kanë dhënë gjithçka për të, e përbëjnë ataqë me modesti kanë mbetur në hije, por që veprën e vet e kanë nxjerrë ne pah. Nëse flitet për të kaluarën heroike të një krahine, duhetthënë se vend nderi zënë ata që gjithçka ia kushtuan asaj, pa i kërkuar agjë. Krahas atyre burrave të shquar të krahinës së Shijakut, që i dhanë emër kësaj krahine, të cilën kreshniku i maleve Bajram Curri e quante “Malësi e Madhe e e Shqypnisë së Mesme”, vend deri kanë zënë ato gra, të cilat vunë atdheun mbi gjithçka, duke fituar përjetësinë.

Të shumta janë ato dhe te paharruara do të mbeten ne kujtesën e popullit. Asnjëherë nuk mund të harrohet kreshnikja Xhevahire Vezi, kjo luaneshë e rrallë, gruaja e shijakasit të madh Fadil Vezi, që do të jepte jetën si komandant i Batalionit të 3 të Grupit të Pezës. E arrestuan bashkë me tëafërmit e saj dhe epërplasën në burgun e Durrësit. Ishte shtatzane, gati në të lindur, por egërsia fashiste nuk njihte kod moral. Në ato rrethana të tmerrshme, ajo lindi në burg djalë. Solidariteti i të burgosurve qe i jashtëzakonshëm. Ata ia shëtuan jetën vogëlushit. Dhe ja madhështia e kesaj nëne heroike. I alarmuar drejtori i Burgut u sul të kërcënonte lehonen. Arsyeja? Sepse djalit i kishte vënë emrin Partizan.

Nga Durrësi me pompozitet vjen në Shijak një grup grash të organizatës “La Donna facsista” dhe drejtohen tek familja e humanistit të shquar, Dr. Koço Deda. E zonja e shtëpisë, aktivistja e flaktë antifashiste, Anthi Deda, i pret sipas zakonit, por propozimin për të veshur këmishën  zezë ajo e refuzon me neveri, duke marrë parasysh edhe pasojat.

Të moshuarit nuk do ta harrojne asnjëherë nënë Xhemile Shaqirin, këtë grua kurajoze dhe te shkathtë, këtë atdhetare të vërtetë, që e ktheu shtëpinë në njërën nga bazat me të përmendura të Luftës për biri. I biri, ish drejtues i Rinisë antifashiste për Shijakun, Bahri Shaqiri, njëri nga figurat e shquara të Brigadës së 3-të partizane Kosovare, kishte rënë për atdhe. Me dhimbje në zemër kjo grua heroike niset nga Shijaku për në Kosovë për të marrë eshtrat e të birit. Dhe mrekullia ndodhi para syve te saj: trupi i heroit rezultoi plotësisht i paprishur.

Në familjen e fisnikut Cen Kruja, e këtij tregtari me zemër të madhe, të gjithë pjesëtarët e shumtë të familjes ishin tëlidhur fort me luftën për liri. Midis tyre do te shkëlqenteNailja, kjo vajzë, sa e hijshme aq edhe fisnike, sa e zgjuar aq edhe trimëreshë e rrallë, dëshmore e luftës për liri. Nailja u bë shembulli për të rejat dhe gratë e qytetit. Herë pas here bastiset shtëpia e tyre, por asgjë nuk do ta mposhtte shpirtin liridashës të kesaj familjeje. Ishte verë e vitit 1943, kur në shtëpi dynden karabinierë të shumtë. Rreziku ishte i madh. Atëhere Nailja rrëmben grumbullin me trakte bashkë me pistoletën dhe i fut në gji. Ndërkohë fashistët u dyndën ne shtëpi dhe fillojnë bastisjen. Vajza tenton të kapërcejë murin rrethues. Pikërisht në këtë moment pa dashje shkrepet revolveri dheme gjakune saj të pastër skuqen traktet qe mbante ne gji.

Nuk mund të mos ndiqte shembullin e të vëllait nënë Hatije Zalla (Tiku), e motra e antifashistit legjendar Qemal Deliallisi dhe bashkëshortja e rilindasit të fundit nëqarkun e Durrësit, Sulejman Zalla (“Mësues i Popullit”). Ajo priste e përcillte çetën prej pesë trimash te komanduar nga Qemali, pa iu trembur syri nga bastisjet  dhekërcënimet e milicisë fashiste. Bashkë me të motrën, të paharruarën nënë Shajen, do të mbesin shembull i qartë i asaj të kaluare sa te vështirë, aq edhe të lavdishme.

Shembujt ndjekin njëri-tjetrin por kurorën e këtij heroizmi të pazakontë të gave do ta plotësonte gruaja fisnike nga Bermuçja e Rromanatit, e kaluara e paharruar e së cilës do të mbetet e skalitur fort në kujtesën e atyre që lirinë e atdheut e vlerësojnë si gjënë më te shtrenjtë. I madh dhei vogël atë e thërriste me dashuri “Hallë Zelie”,  ose ndryshe “Trimëresha me nagant ne brez”.

Në një kodrinëme blerim të fshatit Rromanat të Shijakut, ngrihej shtëpia dykatëshe e atdhetarit Ali Bermuça. Bujaria dhe mikpritja e kësaj familjeje ishte e bëre njohur në tërë krahinën. Ishte i ri në moshë kur Aliu u rreshtua në batalionin e vullnetarëve shijakas të komanduar nga Hasan Deliallisi dhe Hafiz Maliq Jakova. Ai luftoimeheroizën në mbrojtje te Shkodrës, në vitet 1912-13. Ndonëse u nda shpejt nga jeta.këtë frymë atdhetarizmi ua përcolli të gjithë pjesëtarëve të familjes, por amanetin e tij do ta ngrinte gjithnjë lart e mëlart e shoqja e tij, trimëresha Halle Zelia.

Me sakrifica të mëdha i rriti te pesë fëmijët, por me ballin lart dhe pa ndihmën e askujt. Ajo u bë prind i vërtetë për ta dhe me qëndrimin e saj fitoi respektin, jo vetëm të gjithë banorëve te fshatit, por dhe të gjithe krahinës së Shijakut. Kudo ajo mbante në brez nagantin, të gatshëm “për dushmanin” siç thoshte edhe vetë ajo.

Do të vinin kohë shumë të vështira për atdheun dhe popullin: pushtimi fashist. I vetmi djalë i Hallë Zelisë, tashmë rreth të tridhjetave, Rexhep Bermuça, me bekimin e së ëmës mori pushkën dhe doli në beg të detit për të pritur hasmin siç e meritonte. Itrishtuarai kthehet në shtëpi, por më i vendosur se kurrë për ta vazhduar më fort luftën kundër pushtuesve.

Ishte vitit 1940 kur Rexhepi u njoh dhe u miqësua shumë me trimin e paepur Qemal Deliallisi, i cili para disa muajvekishte dalë nga burgu. Ne shtëpinë e hallë Zelisë Qemali do te gjente atë strehë te rrallë dhe besnike që koha do ta shndërronte në kala të pamposhtur. Ajo do të bëhej baza më e rëndësishme e çetës sëkomanduar nga Qemali, ku përveç Rexhepit bënin pjesë trimat e rrallë si Fadil Vezi, Bajram Tusha dhe Xhemal Troplini. “Nuk kishte gëzim më të madh për Hallë Zelinë, kur i vinim në shtëpi. Atë nuk e mbante vendi. Gjithçka të mirë në atë shtëpi do tëna e nxirrte neve”, – tregonte veterani i çetës, Xhemal Troplini. Por ecejaket e çetës, perpjekjet me milicinëe karabinierinë dhe synymi i tyre për ta agjësuar do ta vështirësonin shumë situatën. Kjo shtëpi krenare tërhoqi vëmendjen e armikut, i cili herë pas here e bastiste, pa mundur t’ia arrinte qëllimit.

Ishte 17 shkurti i vitit 1942. Pas një marshimi të gjatëçeta  vendosi ta kalonte natën në shtëpinë e Hallë Zelisë. Pjesëtarët e kësaj familjeje u ngazëlluan si kurrëndonjëherë, duke parë ata trima të armatosur, ndonëse të lodhur, por të paepur. Informacioni i marrë nga spijunët kishte qenë i saktë. Shtëpisë iu bë rrethim i dyfishtë nga dhjetra fashistë, tëcilët shpresonin shumë në asgjësimin e plotë të saj. Por shpejt do te sqarohej gjendja e vështirë e trimave. Të gjithë trimat e çetës bashkë me familjarët zunë pozicionet e tyre në katin e parë dhe të dytë. E paepura Hallë Zelia mori pushkën dhe  zurivendin qe i takonte, si e para e shtëpisë. Luftimet qenëte shpra dhe vazhduan disa orë. Tensioni sa vinte e rritej. Armiqtë u sulën t’i vinin flakën shtëpisë. Shkatërrimet qenë të shumta, por më e keqja do te ndodhte: plumbat i morën jetën nipit te Hallës dhe plagosën rëndë djalin tjetër të familjes Bermuça. Në keto rrethana dramatike Halla bashkë me të birin organizuan arratisjen e Qemalit me shokët. Kështu në errësirën e thellë të natës ata mundën ta çanin rrethimin. Më në fund fashistët u dyndën ne shtëpi,izoluan të gjithë pjesëtarët e familjes dhe pastaj i vunë flakën shtëpisë. Po atë natë Rexhepin bashkë me Xhemal Troplinin, me hekura në duar i nisën për në Durrës. Lidhur me ngjarjen Kuestura e Durrësit njoftonte Ministrinë e Brendshme: “Nga shtëpia e Zeliha Bermuçës forcat tona u sulmuan me armë e bomba dore… Morën pjesë edhe forca te ardhuna nga garnizoni i Ndroqit. Në përfundim të kësaj lufte nuk patëm sukses”.

Rapsodi popullor e ka skalitur këtë ngjarje të pazakontë ne këngë (ajo do të këndohej me mall gjatë gjithë periudhës së luftës, por që vazhdon të këndohet edhe në ditët tona):

Ban gajret, o Hallë Zelija,

S’t’u prish qejfi, t’u vra fëmija,

T’u vra femija, t’u dogj shpija,

Ta nisën djalin kah Italia.

Pas torturash që zgjatën disa muaj, Gjykata Ushtarake e Fuqive të Armatosuna të Shqipërisë, me datën 14.07. 1942 e dënoiRexhepin me internim në Itali, kurse Xhemalin me burg në Shqipëri. Po kështu u dënuan edhe disa favorizues të çetës atdhetare. Por edhe në Italiantifashisti iorëve te para, Rexhep Bermuça, iu nënshtrua torturave te shumta, të cilat ia dëmtuan rëndë shëndetin. Por asgjë nuk do ta mposhtëte këtë atdhetar të vendosur

Pas kapitullimit të Italisë fashiste, Rexhepi kthehet ne atdhe dhe menjëherë inkuadrohet në Batalionin e tretë te Grupit te Pezës ku takon shokët eidealit e të përpjekjeve, Fadilin, Bajramin e Xhemalin. Tashmë Qemali nuk jetonte; ai kishte rënë si hero i vërtetë më 1 qershor të vitit 1942.

Si korier i Shtabit të Grupittë Pezës, Rexhepi ngarkohet me detyra të vështira. Ai gjithashtu zgjidhet anëtari Këshillit Nacionalçlirimtar i Rromanatit, ndërsa bashkë me Hallën do ta shndërronin përsëri shtëpinë e ringritur me mund, në bazë të luftëtarëve të lirisë që vinin nga Tirana, Durrësi, Shijaku dhe Peza. Pas krijimit të Brigadës 22- S, e cila mori drejtimin nga Veriu, Rexhepi nuk e ndoqi dot atë për arsye shëndetësore, por u angazhua në komandën e Vendit.

Të dy me Hallën ia mbërritën çlirimit të vendit nga pushtuesit e huaj. Por shëndeti i Rexhepit sa vinte e rëndohej. Ai u nda nga jeta në vitin 1947, duke lënë pas trashëgiminë enjë atdhetari të vërtetë. Kjo qe nje goditje e madhe për Hallë Zelinë. Por ajo tashmë në kushte të reja do të vazhdonte të mbante gjallë frymën e atdhedashurisë për të gjithë pjesëtarët e familjes sëRexhepit dhe të katër vajzave, te cilët dhe në vitet në vazhdim e deri më sot u kanë qendruar besnik amanetit të të parëve të tyre.

Vendosja së afërmi e një pllake përkujtimore në shtëpinë e Hallë Zelisë do të jetë një tjetër dëshmi e vlerësimit të lartë të veprimtarisë së shquar patriotike të familjes Bermuça dhe në veçanti e nënës së paharruar nga Rromanati.

Nikolla  Sudar,

historian e përkthyes.

 

SHKARKO APP