TRISHTIMI I NJË DASHURIE – Dasëm në varreza

Dhjetë muaj para se ata të martoheshin, vdekja u hyri në mes. Por dashuria dhe dita e shënuar e dasmës nuk do të fikeshin atë ditë të kobshme. Jessica Padgett, shkon e veshur nuse tek varri i të fejuarit ditën që kishin lënë të martoheshin. 

Jessica Padgett ishe e fejuar me Kendall James Murphy, që punonte si zjarrfikës në Montgomery, Indiana, kur ai vdiq tragjikisht ndërsa kolegu i tij në gjendje të dehur aksidentoi atë për vdekje. 

Më 29 shtator ata e kishin lënë të martoheshin, por fati i keq do t’i bashkonte në dy botë të ndara dhe një dashuri të madhe që e mbyti trishtimi dhe lotët. Ajo lejoi studion fotografike të realizonte setin fotografik, jo ashtu siç ata dëshiruan, por gjithsesi së bashku. 

Dhjetë muaj më parë, Kendall James Murphy, një zjarrfikës vullnetar i SHBA, u vra nga një shofer i dyshuar se ishte në gjendje të dehur, ndërsa nxiton për të ndihmuar një viktimë të aksidentit në makinë në Daviess County, Indiana.

Ndërsa hapi derën e pasagjerëve të makinës së tij për të tërhequr disa pajisje mbrojtëse, ai u godit nga një makinë tjetër. Z. Murphy vdiq menjëherë. Shoferi, i cili u akuzua për incidentin, ishte një zjarrfikës vullnetar nga një departament tjetër që po përgjigjej për të njëjtin aksident. Alkooli, shpejtësia, përdorimi i telefonit celular dhe gjendja jo e mirë shëndetësor e e shoferit u përfshinë në raportin e policisë si shkaktar të aksidentit. 

Sipas CBS4, nëna e tij e pikëlluar kontaktoi fotografin Mandi Knepp për të pyetur nëse do ta fotografonte nusen e tij Jessica Padgett në ditën e tyre të dasmës. Ajo shpresonte se do të ndihmonte znj. Padgett në procesin e saj të shërimit. 29 shtatori ishte për Jessica Padgett një ditë e shënuar, por pa mundur të bëhej dita më e bukur e jetës së saj.

Ajo veshi fustanin e nusërisë për ta ruajtur në fotografi ceremoninë e veçantë të martesës së saj. Nuk mungoi askush në këtë “gëzim” përveç dhëndrrit. Gëzimi u përzie me pikëllim, ashtu siç zemra e dashuruar guxoi të bashkonte në këtë dasëm dy botë, dy vullnete dhe një, të lartin besim në Zot, të gjetjes së paqes shpirtërore. Ky është ndoshta një nga lajme më të bujshme të ditëve të fundit në rrjetet amerikane të informimit, dhe jo vetëm.

Pergatiti: Albert Vataj – Koha Jonë

SHKARKO APP