Trondit e reja në Fier: Më kërkuan para, pastaj i dashuri dhe shoku i tij më përdhunuan
Abc News raporton se ka zbardhur dëshimë e dhënë nga e reja në Fier, e cila ishte abuzuar seksualisht dhe shantazhuar nga i dashuri i saj dhe shoku i tij.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton se historia e rëndë ka nisur në 5 maj të këtij viti. 23 vjecarja prej kohësh kishte qënë në një lidhje dashurie.
Ajo ka treguar se para disa ditësh i dashuri e kishte ftuar në shtëpinë e tij. Sapo ishte futur brenda, pa që në banesë ishte edhe një shoku i tij të cilin ajo e njihte më parë.
Ndër të tjera vjaza ka treguat se mes tyre kishte nisur një bisedë për një shumë parash. Në atë moment, djemtë i kishin kërkuar vajzës që tu siguronte një sasi parash pasi kishin tepër nevojë. Të rinjt i kishin sygjeruar që t’i merrte nga të afërmit. Por vajza e ka kundërshtuar ashpër.
Reagimi i saj shkaktuar indjnjatë te djemtë, të cilët ndërmorën aktin ekstrem, duke e përdhunuar me radhë.
Pasi abuzuan me të e lanë të largohej. Në gjëndje të rënduar psikologjike, vajza i ka treguar familjarëve çfarë kishte ndodhur.
Një ditë më pas në datën 6 maj 23 vjeçarja ka bërë denoncimin. Për disa ditë policia nisi hetimet dhe vuri nën vëzhim djemtë. Pas mbledhjes së provave, të mërkurën policia bëri të mundur arrestimin e dy djemeve, një 25 dhe 26 vjeçar. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë kundërshtim dhe goditje të prokurorit. /abcnews.al